Narini dhe Kemali vijojnë të kenë keqkuptime, për shkak të Ojës. Kemali pandeh se Narini është kthyer vetëm për hir të Masallit dhe nga frustrimi, i flet sikur edhe ai e do aty vetëm për hir të Masallit.
Paralelisht, grindje do ketë edhe mes çiftit konkret, që po kalon momentin më të vështirë të jetës. Emiri, pasi ngulmon në abortimin e fëmijës, merr një akuzë shumë të rëndë nga ana e Rejhanit.
Ajo i thotë se po tregohet egoist duke mos i dhënë asnjë shans që të jenë familjarisht të lumtur, ndaj Emiri nuk flet aspak më tepër por del nga shtëpia, për të qëndruar i vetëm në një prej parqeve të qytetit.
Ashtu si Emiri, edhe Rejhani qëndron në vetmi, me kujtimet e njëpasnjëshme që i vijnë në mendje. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Talazi me Xhemrenë. Tanimë, ato të dy i bashkon urrejtja për Xhavidanën ndaj dhe nuk heqin dorë nga planet.