Emiri nuk guxon t’i afrohet dot Rejhanit sepse asnjëri prej tyre nuk flet, ndaj ai e ndan me babanë e tij hallin që ka, derisa nëna e qumështit e fton në shtëpinë e saj, sëbashku me Rejhanin dhe ato të dy shkojnë pa e diskutuar.
Gjatë bisedave të thella me të, ajo shpreh bindjen se ato do e gjejnë mirëkuptimin me njëri tjetrin por nuk ndodh ashtu. Me t’u kthyer në shtëpi, Emiri i kërkon Rejhanit të zgjedhë mes tij dhe fëmijës së tyre.
Teksa Rejhani përjeton atë shokim, shoqja saj Narini përjeton refuzimin e Kemalit që ajo t’a kontrollojë për shkak se ai nuk është aspak mirë me shëndet. Paralelisht, Oja po punon kundër dashurisë së tyre.
Ajo arrin t’ia shprehë Pelinit që dëshiron t’a shohë atë krah për krah me vëllanë e saj por Pelini ndihet mëse në siklet nga ajo bisedë dhe me përulje i kërkon Ojës që të mos ia hapë më asnjëherë atë temë.