Rejhani me Emirin ndodhen në spital kur lajmi i sëmundjes së Rejhanit shkon deri tek Narini, ndërmjet një infermiereje që po merret me atë çështje. Në çast, bota i shembet mbi kokë dhe pa ndalim, vetëm qan.
Lajmi i rëndë i asaj sëmundjeje të rëndë, mbërrin edhe tek familja e Kemalit, ku një më një, të gjithë dërrmohen. Lotët prekin faqet e gjithësecilit prej tyre dhe Kemali me nxitim shkon në spital pranë nipit dhe gruas së tij.
Ashtu si Narini që me gojën plot i kërkon Rejhanit të vendosë jetën e saj të parën, edhe Kemali po me gojën plot i betohet se po bëjnë shumë gabim që po rrezikojnë. Që aty, Kemali shkon pas Narinit.
Ai nuk e duron dot faktin që ajo po qan me dënesë, ndaj dhe i shkon nga pas, ia fshin lotët me duart e tij dhe me përulësi i kërkon të qetësohet e të mendojnë si mund t’a bindin Rejhanin të ndryshojë vendim.