Të gjithë mërziten shumë për Rejhanin por Narini nuk e përmban aspak veten dhe nga dëshira për t’i larguar mendimet që ka, ajo fillon të pastrojë gjithë shtëpinë, me imtësitë më të vogla. Kemali e shikon dhe tenton t’a ndalojë.
Fillimisht nuk ia del dhe Narini ashtu vazhdon deri në mëngjesin e të nesërmes, kur më në fund e lë veten të lirë para Kemalit dhe qan në supet e tij. Kemali e përqafon, gjë që e shikon edhe Pelini, e cila largohet e frustruar.
Oja nxiton pas saj për t’i shpjeguar se ai thjesht po e ngushëllon për shoqen, por më kot. Sakaq, Rejhani me Emirin gjejnë bashkëshortin e Nurajit, gruas që po dergjet në spital. Ato i kërkojnë t’a takojë por ai ka hequr dorë prej saj.
Teksa ato përpiqen për takimin e Nurajit me Ahmetin, nëna Emirit ndodhet në rrezik nga Xhemreja. Kjo e fundit i futet fshehurazi në shtëpi dhe sërish ia ndërron ilaçet që ajo pi, pa e vënë re askush.