Për familjen time/Berku bastis shtëpinë e Ajbykesë

Shengyli zë Berkun që po përpiqet të flasë me Ajbykenë ndërmjet dritares së dhomës dhe me imponim e bën të flasë e të tregojë si qëndron çështja. Kështu, mëson nga ai se përse është hequr Orhani nga pozicioni i punës që ka pasur.

Si të mos mjaftonte, mëngjesin e të nesërmes e lajmërojnë nga shkolla se duhet të shlyejë pagesën e semestrit për fëmijët, gjë që nuk e priste sepse Akifi ia kishte premtuar si kompensim kur Orhani u paralizua në shkollë nga plumbi që mori.

Akifi sqaron se diçka të tillë nuk do e bëjë sepse Orhani është shëruar tanimë. Ai e lëndon shumë atë, por ende më shumë e lëndon Nebahati Kaanin teksa flet për nënën e tij sikur ajo ishte një e përdalë që donte të ndante familje.

Kaani nuk do t’ia thotë Akifit por ai e vëren mërzinë në fytyrën e të birit dhe ngulmon derisa Kaani tregon se çfarë ka. Megjithatë, i kërkon mirëkuptim në faktin që Nebahati është grua e tradhëtuar dhe do e nxjerrë inatin diku.