Idrisi dhe Nedimi bashkohen sërish për të diskutuar plane të tjera, kundër Jamanit. Kësaj rradhe, ato jo vetëm planifikojnë por Nedimi edhe arrin të blejë me para një roje të brendshëm të shtëpisë së Jamanit.
Ndërkohë Jamani po lufton me kryeneçësinë e Nanës. Këtë të fundit e zë gjumi në zyrën e tij, ndërsa ai përkujdeset për të, gjë që do e shikojë edhe hallë Akça por që nuk do zemërohet aspak, përkundrazi.
Që të nesërmen në mëngjes, ajo e afron ende më shumë Nanën, pa e kuptuar njeri se çfarë ka në mendje. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Feriti me Aishen dhe Doanë që është vajza tij biologjike.
Edhe pse nuk e di se është vajza tij, ai ndjen një afrimitet shumë të madh. Përtej përkujdesit ndaj Aishes, ai përkujdeset shumë edhe ndaj Doasë, të cilën e zë temperatura.