Nana futet në zyrën e Jamanit duke qarë e duke kthyer në mendje çdo kujtesë për të, por më vonë zbret pranë të tjerëve, për t’ua ndaluar edhe atyre të besojnë se Jamani ka vdekur. Më kot, të gjithë përveç Nanës e besojnë.
Së paku, ajo i bind se diçka të tillë nuk duhet t’ia thonë Jusufit. Sapo merr të largohet nga shtëpia për të kërkuar Jamanin, asaj i del para Nedimi, i cili e shoqëron deri në vendin e ngjarjes e më pas e lë aty, të vetme.
Nedimi vetë kthehet në kompani, ku feston bashkë me ortakun e tij, Feritin. Ato të dy i dëgjon Feriti duke thënë se tanimë do fillojë çdo gjë nga e para dhe teksa e thonë këtë, ato qeshin me njëri tjetrin, gjë që Feriti e shikon dhe krijon dyshime.
Pasi i merr në pyetje përciptazi, Feriti kthehet në komisariat, ku shikon që Aisheja është rikthyer në punë, vetëm për t’i qëndruar atij afër. Gjatë asaj kohe, Koraji, në anën tjetër, po përdor emrin e Aishes për të kërkuar para borxh.