Sejrani vrapon pas Feritit pasi i kërkon Jusufit të dalë nga jeta saj. Sapo kthehen në shtëpi, ato të dy i thërret në dhomë Halis Aga, i cili kërkon të dijë të vërtetën se kush është Jusufi. Për të mbrojtur Sejranin, Feriti gënjen.
Sejrani aprovon gënjeshtrën e tij dhe Halisi hiqet sikur u besoi por në të vërtetë cakton dikë pas Feritit, që t’a ndjekë në çdo hap. Sulltana e dëgjon përtej derës kur Halisi ia jep Latifit këtë urdhër dhe ia përcjell Feritit vetë.
Pak çaste pas largimit të Sulltanës, Feriti bëhet keq dhe bie në tokë. Abidini nxiton me një frymë që t’a ndihmojë dhe kupton se Feriti po e ekzagjeron situatën që Sejrani t’i qëndrojë mbi kokë.
Gjatë asaj kohe, për Sejranin po debaton Gylgini me Orhanin, kundër Ifakatit. Kjo e fundit e shikon të papërshtatshme që nusja e asaj familjeje të ndajë kohë për universitet ndërsa Gylgini ngulmon që Sejrani të vazhdojë ëndrrën e saj.