Doruku me Asijen harrohen nga pjesa tjetër e klasës kur nisen për në eskursionin e afërt që do kenë, ndaj dhe shkojnë me makinë të Dorukut por rrugës makina pëson defekte. Ato mbërrijnë, por me vonesë.
Gjatë asaj kohe, Emeli i është besuar zonjës Ilknur, e cila është ofruar vullnetare për të qëndruar me të e për t’u kujdesur për të, që Emeli të mos mbetet vetëm. Tërë kohës, Ilknuri e shikon me admirim, duke uruar të ishte vajza saj.
Sakaq, në anën tjetër ndodhen prindërit e Berkut. Nëna tij Ajla, krijon skandal në mbledhjen e punës ku Resuli shkon i shoqëruar nga Suzana, të cilën Ajla përpiqet mjaftueshëm t’a poshtërojë.
Për më tepër, ajo ndjek këshillën e Nebahatit dhe refuzon të divorcohet nga Resuli, duke theksuar se dëshiron t’ia vështirësojë jetën sa më shumë që të jetë e mundur.