Emiri dërgon Feridenë me nxitim në spital por për fat, ajo ka vetëm një plagë të vogël. Sapo ajo merr t’i shpjegojë se kush është personi që e hodhi në tokë, Emiri thotë se ai po hakmerrej pasi e ka mposhtur në ndeshje boksi një natë më parë.
Që askush të mos e mësojë të vërtetën, Emiri i kërkon Feridesë të qëndrojë e fshehur në dhomën e tij derisa t’i shërohet totalisht plaga. Sakaq, xhaxhai tij në anën tjetër, krijon një sistem në shtëpi, për të mirën e Narinit.
Falë sistemit me litarë që Kemali krijon, Narini mund të lëvizë shumë më lirisht dhe e sigurtë në shtëpi, gjë që Kumrunë e irriton pafund. Ende më shumë e irriton nëna saj që ka nisur t’a shohë me dyshim lidhur me aksidentimin e Narinit.
Kumru i mohon të gjitha akuzat por nëna saj Munevveri, gjen fotografinë ku Kumru shfaqet e veshur me fustanin e nusërisë së Narinit dhe njëherazi të dyja shpërthejnë në lot.