Asija mëson çdo gjë nga një telefonatë e Ilknurit që ajo e dëgjon rastësisht. Ajo humbet toruan ashtu si gjithë të tjerët, ndërsa Ilknurin e dërgojnë në polici për të dhënë dëshminë e saj. Gjatë asaj kohe, Kaani vazhdon kërkimet dhe me sukses.
Ai rikthehet në mesin e të gjithëve duke mbajtur Emelin në duar. Mëse të lumur, Orhani rikthehet me familjen e tij të madhe në shtëpi por nga vetë Emeli mëson se Shengyli e ka dorëzuar atë tek Ilknuri dhe Shengyli nuk e mohon dot.
Mes lotësh,ajo justifikohet duke thënë se e bëri që Ogulxhani të mos vdiste në burg por këtë justifikim nuk ia pranojnë as të tjerët dhe as vetë Ogulxhani. Orhani e dëbon nga shtëpia dhe ajo shkon tek e motra, por më kot, nuk ka vend për të.
Teksa Shengyli mbetet fillikat mes katër rrugëve, Harika në anën tjetër i del përpara Resulit dhe mëson arsyen përse e ka hequr nënën e saj nga puna. Suzana ndërkohë, humbet toruan nga akuzat e padrejta dhe qëllon me shuplakë nënën e Berkut.