Për familjen time/Kaani kryen heroizmin e rradhës

Një tmerr i vërtetë përjetohet nga Asija dhe Omeri kur mësojnë se Ilknuri e ka rrëmbyer motrën e tyre. Ajo shoqërohet menjëherë për në komisariat ndërsa të tjerët përloten nga gëzimi kur Kaani vjen duke mbajtur në duar Emelin.

Me t’u kthyer në shtëpi, ai gëzim shuhet, sepse nga vetë Emeli mësojnë se Shengyli e ka dorëzuar atë tek Ilknuri dhe diçka të tillë, Shengyli e justifikon me lot në sy teksa thotë se e bëri për Ogulxhanin pasi po tretej në burg.

As Orhani dhe as fëmijët nuk e pranojnë diçka të tillë, prandaj Orhani e dëbon nga shtëpia Shengylin. Kjo e fundit kërkon të strehohet tek motra saj por bashkëshorti ka ftuar familjen e tij dhe thotë se nuk ka vend edhe për Shengylin.

Përtej tyre, Harika kërkon shpjegim nga Resuli përse ia ka hequr nënën nga puna dhe Resuli i tregon, pa e ditur as ai dhe as Harika se e gjitha është një kurth. Personit që ia bëri atë kurth Suzanës, Suzana do e qëllojë me shuplakë.