Pelini nuk bindet dot nga kushëriri saj se Feriti po i sjell vetëm dëm emocional në jetë dhe ndërkohë që ajo shpreson për të, Feriti luan me Sejranin lojën për të cilën vunë bast. Atë lojë dhe atë bast do e fitojë Feriti.
Tani ai kërkon me patjetër të bëjë fëmijë me Sejranin ndërsa kjo e fundit vetëm e shmang dhe refuzon. Nga refuzimet e njëpasnjëshme, Feriti krijon idenë se ajo ka shkuar më parë me Jusufin dhe nuk do që Feriti t’a kuptojë.
Sejrani e mohon të ketë shkuar me njeri në jetën e saj por Feriti nuk e beson, ndaj dhe pyet Jusufin. Që t’i ndajë ato të dy, Jusufi gënjen dhe për këtë, Sejrani e qëllon me shuplakë pa e menduar dy herë.
Gjatë asaj kohe, Ifakati po bën plane lidhur me motrën e Sejranit, Sunën. Ajo e lë pa fjalë Orhanin duke i treguar se Sunën pretendon t’a hedhë në krahët e Fuatit që ky i fundit t’u sjellë pasardhës.