AMANETI/Jamani dhunon rojen që flet keq për Nanën

Jamani mbushet me zemërim kur dëgjon Nanën në telefonatë. Teksa ajo i tregon të dashurit të Pinarit se çfarë ka shkruar në letrën që ai i kërkoi, Jamani pandeh se ajo po ia shpreh atij dashurinë. I frustuar, ai del jashtë.

Roja në oborr do e zemërojë ende më shumë kur Jamani e dëgjon duke i folur rojes tjetër për Nanën, sikur ajo i ndërron të dashurit çdo natë dhe tani po pret që të vijë rradha e tij. Për ato fjalë, Jamani e grushton.

Megjithatë, do fillojë t’i besojë fjalëve të tij kur do shikojë Nanën duke u larguar me makinë, me të dashurin e Pinarit. Duke marrë shkas nga ajo që shikon, Jamani bie dakord të shkojë në Rusi, me justifikimin e punës.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet një femër e quajtur Gonxhe, e cila prish ecurinë e njohjes së Aishes me Feritin pasi i drejtohet këtij të fundit duke i thënë se ende po pret për telefonatën e tij.