Xhemreja mbetet pa fjalë pas propozimit të Çelebiut për të mos u ndarë menjëherë me të, pasi procesi divòrcit do zgjasë shumë për sa kohë që ai do refuzojë, por të presë përfundimin e zgjedhjeve për kryebàshkiak, të plotësojë imazhin e tij gjatë zgjedhjeve e më pas të ndahet me procesin e parë, duke siguruar kështu edhe kújdestarinë e vajzës. Propozimi i tij i mbetet në mendje gjatë por nuk arrin t’a flasë dot me njeri, edhe pse Çelebiu i premton se për propozimin e tij do ketë marrëveshje me shkrim dhe firma.
Gjatë kohës që ajo mendohet, Omeri mendon për Ryjanë. Ai nuk e bràktis dot drejtë mérzisë që e ka kápluar atë, por e merr me këmbëngulje nga shtëpia dhe vendos t’a dërgojë në një vend ku nuk kanë qenë asnjëherë më parë me njëri tjetrin. Ajo është lagjia ku është lindur dhe rritur Omeri, por jo vetëm. Në atë lagje ku ndodhet edhe shtëpia në të cilën ai ka ardhur në jetë, ai ka përjetuar edhe disa hùmbje familjare. Pasi ulen në një cep të dhomës së mjèruar nga skámja, Omeri tregon historinë e jetës.
Ryjaja përlòtet e tëra, ndërsa Omeri i tregon se si e ka marë veten, se si ka lúftúar pavàrësisht dhímbjes së madhe në shpirt. Paralèlisht, Çiçeku po takohet me Iskenderin buzë detit. Ajo e akùzon atë por fájëson edhe veten, duke thënë se ka ndòtur duart me vdèkjen e Kenanit, gjë për të cilën Iskenderi betohet se të dy janë pa fáj sepse ai ka bërë maksimumin për t’a shpëtuar atë nga vdèkja. Çiçeku largohet duke thënë se ndryshe nga ai, ajo nuk është një vràsèse. Fjalët e saj réndojnë pafund tek Iskenderi por ai nuk e ndalon dot.
Që aty, Çiçeku shkon në shtëpinë e Ryjasë, ku nuk futet dot brenda nga ndërgjegjia e vràrè, por pret në oborr. Pasi Ryjaja vjen, ajo kupton se nuk e ka dot guximin për t’ia thënë, ndaj hesht. Në anën tjetër ndodhet profesor Altani. Ai e gjen guximin për t’i shkuar në shtëpi Ozanit e për t’i thënë se ka pésuar zhgénjim të madh që ai ka hequr dorë nga idealízmat e tij dhe po punon pranë xhaxhait, pavàrësisht mendimeve me bazë konkrete që ka për të. Altani largohet dhe në mendjen e Ozanit lë një pikëpyetje të madhe mbi veten e tij.