Omeri e fillon ditën duke trokitur në shtëpinë e Ryjasë, të cilën e merr me ngulmim që aty. Duke ia lënë enígmë vendin se ku do e çojë, ato mbërrijnë në këmbë në lagjen ku Omeri është lindur dhe rritur, ku Ryjaja vëren se si të gjithë e njohin dhe e duan shumë, si dhe për herë të parë shikon shtëpinë në të cilën ai ka ardhur në jetë. Ajo shtëpi e bráktisur tanimë, kárakterizohet nga mjèrimi, që dukshëm tregohet se ka ekzistuar përherë. Ato të dy ulen në një qoshe dhe Omeri rrëfen jetën e tij, gjë që e përlòt edhe vetë Omerin, edhe Ryjanë.
Paralèlisht, e përlòtur është edhe Çiçeku. Ajo thotë para Iskenderit se nga fàji tij, edhe ajo i ka ndòtur duart me gjàkun e Kenanit por Iskenderi ngulmon se të dyve u brèn ndërgjegjia në të njëjtën formë, sepse ai ka bërë të pamundurën për t’a shpëtuar Kenanin. Çiçeku i kërkon të mos e krahasojë kurrë më me veten, duke theksuar se ndryshe prej tij, ajo nuk është një vràsèse dhe betohet se gjithçka do e rrëfejë para Ryjasë. Ajo largohet për t’u rrëfyer para Ryjasë por mungesa e guximit nuk e lejon të futet as në shtëpinë e Ryjasë.
Ajo e pret jashtë në oborr, ndërsa kur Ryjaja vjen, Çiçeku pàndeh të ketë mbledhur guximin, por më kòt. Sërish, para saj hesht, veçanërisht kur Ryjaja i thotë se ajo, për të, është ndër njerëzit e paktë tek të cilët beson. Sakaq, e dashura tyre Xhemreja është túnduar shumë nga oferta e Çelebiut. Ai i premton se në bazë të një marrëveshjeje me shkrim në të cilën ai do firmosë, Xhemreja do fitojë lírinë prej tij por edhe kùjdestarinë prej vajzës, vetëm nëse heq dorë nga divòrci dhe qëndron krah tij përgjatë zgjèdhjeve për kryebàshkiak.
Ofertën e tij, ajo nuk e ndan dot me njeri, sepse për vete është shumë e konfuzuar dhe nuk di çfarë të besojë. Paralèlisht, shumë i konfuzuar është edhe Ozani. Ai gjen në shtëpi profesor Altanin, që ndodhet aty për të shprehur zhgènjim por edhe kéqardhje për Ozanin. Ky i fundit nuk e kupton, derisa Altani tregon se kishte besuar fuqìshëm se Ozani ishte një idèalist i fortë që nuk do lëkundej nga péngesat e jetës por me pranimin e punës tek xhaxhai që hapurazi është vràsèsi i të atit, ai e ka humbur statusin që ka pasur.