Zijai e shikon Çiçekun në derë të shtëpisë duke biseduar me një nga djemtë që punon si ròje në shtëpinë e tyre dhe e kèqkupton atë pak bisedë që dëgjon. Ai pàndeh se Çiçeku nuk ka pëlqim për të vetë por për ròjen, ndaj vendos t’i qëndrojë asaj sa më ftohtë. Ndërkohë vetë Çiçeku tenton të dëgjojë zërin e zemrës e t’i afrohet Zijait, por ai i qëndron më larg se asnjëherë më parë, duke mos pranuar as ndihmën e saj. Çiçeku e kèqkupton gjithashtu situatën dhe pàndeh se Zijai po i mban qëndrim që ajo nuk ia pranoi dhuratën.
Gjatë asaj kohe, Jamani që ndodhet i vetëm në zyrën e tij, merr një telefonatë nga Nedimi. Me zërin që i drìdhet, ai i tregon se dikush ua ka vënë flàkën në të gjitha dèpot ku kanë pasur mallin me të cilin do bënin tregti. Jamani menjëherë kujton fjalët e Azizit dhe bindet brenda vetes se e ka bërë ai, ndërsa Azizi nuk di asgjë pasi e gjitha është një rrèng i vëllasë së tij. Pa humbur kohë, Jamani mbërrin në shtëpinë e Azizit dhe i shkon atij pranë me grùshtime në fytyrë, aq sa Azizi gjàkoset.
I vëllai tenton të ndërhyjë gjòja për t’a ndihmuar, por Azizi nuk e lejon t’a gòdasë Jamanin dhe këtij të fundit, i betohet se nuk di asgjë për djègien që ai përmend. Sapo del që aty, Nedimi i jep të dhënat e personit që është kàpur nga kamerat duke vënë flàkën dhe Jamani nis kërkimet për të. Brenda në shtëpi, nëna e Azizit përkèqësohet me shëndet për një moment dhe Azizi i shkon pranë por ajo e lèndon duke i thënë se nuk do e pastrojë ndërgjegjen e tij me aq. Koha kalon dhe Jamani e gjen djaloshin që ka vënë flàkën, si dhe i vihet atij në ndjèkje.
Ai e kupton, telefonon vëllanë e Azizit dhe merr urdhër nga ai që t’a vràsìn Jamanin, në këmbim të një shume të madhe parash. Kështu, ai bën planin dhe brenda fare pak minutash, Jamani futet në ndërtesën e bràktisur ku futet dhe djaloshi që po ndjèk por përpara i del një ùshtrì e tërë djemsh. Përtej rrezìqeve të Jamanit, vëllai i tij i pazbuluar, Aliu, ndodhet në rrezìkun e dashurisë së tij të sapo kurorëzuar, sepse Dujgu e zè atë në rregjìstrimin e setit, ku ai po përqafohet me aktoren dhe ka hequr unazën nga dora.