Songyli, fshehurazi kyç Feridenë dhe Emirin brenda depos, pa e parë njeri. Atë kohë e shfrytëzon për t’u afruar ende më shumë me djalin e Emirit ndërsa për Feridenë, lë të kuptohet gjithandej sikur ajo është larguar me Emirin.
Pas shumë orësh, personi që i vëren është Seferi, i cili edhe i nxjerr që aty. Por, dalja tyre do frustrojë së tepërmi Ojën, e cila e paralajmëron Emirin të bëjë kujdes nga Ferideja, duke thënë me bindje se ajo i është qepur nga pas.
Sakaq, në anën tjetër ndodhet Narini, e cila kur mëson se Kemali ka anulluar drekimin, acarohet aq shumë saqë e përmbys tryezën e lokalit dhe madje nuk lejon njeri t’a kritikojë, duke u thënë se është bashkëshortja Kemal Tarhunit.
Gjatë asaj kohe, Narini ka përjetuar surprizën e Kemalit me violinë dhe është kthyer në shtëpi me të. Aty, Kumru tenton t’i kërkojë llogari Kemalit për anullimin e drekimit por Kemali ia heq atë të drejtë.