PREMTIMI/Songyli mbyll në depo Feridenë dhe Emirin

Narini përjeton një surprizë tejet të këndshme nga Kemali, që është kujdesur t’i sjellë një violiniste pranë. Pas atyre momenteve emocionuese, sëbashku kthehen në shtëpi, ndërkohë që Kumru sapo mëson se Kemali nuk do i bashkohet drekës.

Ajo përplas pjatat në tokë dhe sapo kamarierët i afrohen për kritikë, ajo thotë se është bashkëshortja Kemal Tarhunit, ndaj nuk e kritikojnë dot. Me lot në sy, kthehet në shtëpi ku kërkon llogari nga Kemali por ai nuk i përgjigjet fare.

Sakaq, në anën tjetër mbetet Ferideja me Emirin të mbyllur në depo. Ato i kyç me çelës Songyli, e cila shfrytëzon kohën për t’u afruar më shumë me djalin e Emirit. Pas një kohe të gjatë, Seferi i gjen dhe i nxjerr që aty.

Oja që i shikon, mbushet me mllef ndaj Feridesë, për të cilën është e bindur se ajo po e kurdis Emirin pas vetes së saj. Për këtë, ajo e paralajmëron edhe Emirin por ai nuk e merr fare për bazë atë fjalë apo mendim.