Asija merr një dhuratë nga vëllai saj Omeri, gjë që e shqetëson se përse po shpenzojnë aq shumë, pasi mund t’u duhen për më vonë. Megjithatë, i gëzohet dhuratës dhe shkon t’ia tregojë Ajbikesë. Gjatë asaj kohe, vjen Doruku.
Ai shikon në një cep të shtëpisë arushin që dikur i ka dhuruar Asijes dhe kupton se ajo nuk e ka hequr totalisht nga zemra. Asija ndërkohë, shikon në shtëpinë e xhaxhait të saj, se ky i fundit ende nuk e ka falur Shengylin, pavarësisht këstit të kredisë që ajo pagoi për të.
Sakaq, Resuli shkon të bisedojë me Suzanën për t’i kërkuar falje por ardhja Akifit i prish të gjitha. Suzana vazhdon darkimin siç kishin planifikuar dhe në atë darkim, Akifi betohet se do divorcohet, ndaj dhe i dorëzon protokollin Nebahatit.
Ajo lëndohet shumë nga kërkesa tij për divorc por nuk i lutet për ribashkim. Ndërsa të nesërmen në shkollë, lëndohet Harika, kur mëson nga Ajbikeja të vërtetën e ftohjes së Ogulxhanit nga ajo.