Feriti bën me hije Ifakatën, aq sa ajo, mes lotësh, i thotë Orhanit se dyshon që Feriti e di për lidhjen e tyre të fshehtë. Mëse i frikësuar edhe Orhani, ai përpiqet të vërejë ndonjë ndryshim në sjelljen e Feritit por nuk vëren dot asgjë.
Sakaq, Feriti thyen fjalën ndaj Sejranit, të cilës i premtoi se do shkonin sëbashku në takimin me Efenë dhe Defnenë. Sejrani e pret me orë të tëra, pa e ditur se ai ka shkuar të përleshet me Serkanin, për Pelinin.
Pas shumë orësh, Sejrani shkon në atë takim e vetme. Efe mrekullohet nga pamja e Sejranit dhe për hir të saj, lë pas shpine çdo parim pune, vetëm që ajo kontratë të realizohet, me çdo kusht siç Sejrani dëshiron.
Paralelisht, Feriti bie në duart e dajës së Serkanit teksa tenton t’a paralajmërojë këtë të fundit. Daja Serkanit është një person mjaftueshëm i rrezikshëm, që Feritit dhe Abidinit i jep mësimin e duhur për t’i qëndruar larg nipit të tij.