ÇAPKËNI I PASUR/Orhani i frikësohet Feritit

Ifakati e frikëson pafund Orhanin duke i thënë se Feriti mund të jetë në dijeni për lidhjen e tyre të fshehtë. Menjëherë Orhani tenton të vërejë ndonjë gjë ndryshe tek Feriti ndaj tij por nuk ia del dot. Mëngjesin e të nesërmes, ai largohet herët.

Feriti largohet duke i lënë Sejranit një letër ku i kërkon t’a presë për takimin me Efenë dhe Defnenë por orët kalojnë një pas një dhe Feriti nuk duket gjëkundi. Ai pret Serkanin për t’u sqaruar mbi Pelinin por gjërat nuk shkojnë aspak mirë.

Në mesin e tyre ndërhyn një numër i madh truprojash, me në krye dajën e Serkanit, që është një person i rrezikshëm. Ato e marrin edhe Feritin edhe Abidinin, për t’u dhënë një mësim të mirë.

Ndërkohë Sejrani nuk pret dot më gjatë por shkon në takim dhe në atë takim, Efe mrekullohet pas saj, me shikim të parë. Ai lë pas çdo parim pune dhe i ofrohet Sejranit me çdo kusht që ajo dëshiron të ketë për kontratën.