Emiri tenton çdo mundësi që t’a mbajë Feridenë në kompani dhe ia del. Pasi kthehen në shtëpi me Feridenë të nevrikosur, Emiri përballet me Semihun që e pyet hapurazi nëse ai ka pëlqim për Feridenë, që po përpiqet t’i mbajë larg.
Madje, Semihu ofrohet të tërhiqet nga mesi tyre nëse Emiri ka diçka të tillë,në të kundërt dëshiron të provojë shansin me Feridenë. I detyruar, Emiri e mohon të ketë pëlqim për të. Vetëm pak çaste më vonë, acarimi tij merr shkallë tjetër.
Semihu i tregon Feridesë për një tjetër organizim bamirësie dhe ajo pranon pa hezituar, gjë që Emirin e çmënd. Nga ana tjetër, Kemali dhe Munevveri çmënden kur Kumru i thotë Narinit se do largohen pasi Kemali nuk i do në shtëpi.
Atë situatë e merr Munevveri në dorë, duke e bindur Narinin se ajo dhe Kumru kanë kërkuar vetë të largohen dhe madje Kemali i ka ndihmuar duke u gjetur një shtëpi, jo shumë larg tyre.