Omeri nuk i shpëton dot Tajfunit ndërsa motra e tij nuk i shpeton as Nebahatit teksa e kundershtojnë për rrahjen e një personi. Tejet i acaruar nga kjo situatë, Tajfuni i dërgon i dërgon njerëzit e tij për ta kërcenuar në shtëpi.
Të gjitha këto i mëson Doruku i cili detyron në një farë mënyre Omerin që mos të ketë rrugë tjetër ti lajë borxhin Tajfunit përveç kësaj mënyre. Nga ana tjetër, Akifi mundohet të fsheh si qëndron e vërteta ndaj Suzanës dhe merr aprovimin e kësaj të fundit pasi i propozon për martesë.
Mirëpo të gjithë mashgtrimet i mësojnë në kohë Asija dhe Harika, e si rrjedhojë edhe Suzana. Kjo e fundi nuk humb kohë dhe nisët në kompani për ta demaskuar para të gjithëve për mashtrimin e radhës.
Resuli është personi që fshihet pas vjedhjes së shtëpisë së Akifit ku një veprim të tillë e ka bërë vetëm për të kuptuar më tepër se çfarë gjindet në kompjuterat e asaj shtëpie ku pavarësisht në mënyrë të tillë arrin ta zbulojë dhe gjen videon teksa Akifi është ai që ka shkatuar vdekjen e babait të Emelit, Asijes dhe Omerit.