PREMTIMI/ Xhavidana zhdùket pa lënë gjurmë

Jonxha i shkon pranë Narinit duke i kërkuar të rregullojë kèqkuptimin që ndodhi dhe njëkohësisht duke thùmbuar se ajo dhe Kemali janë shumë të afërt, për shkak se punojnë sëbashku, por Narini përgjigjet prèrazi se nuk kishte fare kèqkuptim në atë mes, dhe biseda mbyllet me aq. Në anën tjetër ndodhet Emiri me familjen e tij, ku nëna e qumështit kërkon që dasma mes të rinjve të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur. Oja mbështet menjëherë mendimin e nënë Hatixhesë dhe ofrohet me ndihmën e saj.

Sipas Ojës, ajo mund të organizojë dasmën për fundjavën e ardhshme. Emiri me Rejhanin emocionohen së tepërmi dhe nga emocionet, vendosin të largohen pa i thënë gjë njeriu. Ato shkojnë të shohin físhekzjàrret e panumërta që Emiri ka vënë në dispozicion të asaj nate, ndërsa nëna tij Xhavidana vendos të largohet fare, pa i thënë gjë njeriu. Kur kthehet në shtëpi, Emiri vëren se të gjithë janë pánikosur për nënën e tij por atij i kujtohet marrëveshja që ajo kishte bërë për martesën dhe nga irrítimi, nuk shqètësohet aspak.

Atë natë, për Emirin dhe Rejhanin do flasë edhe Narini me Kemalin. Ky i fundit, thekson se dashuritë më të mëdha lindin nga gríndjet me personin përballë, por Narini nuk do t’a besojë që po ndodh e njëjta gjë me ato të dy, ndaj thotë se rasti Emirit dhe Rejhanit është një përjàshtim, sepse diçka e tillë është e pamundur të ndodhë. Por në mendjen e Narinit mbesin gjatë ato fjalë, aq sa nuk e zë gjumi duke menduar të gjitha gríndjet që ka pasur me Kemalin por në përfundim i thotë vetes se ato mendime janë një màrrëzi e madhe.

Mëngjesin e ditës tjetër, ato dalin nga shtëpia për të shkuar pranë Emirit dhe Rejhanit, që nèn mbikëqyrjen e Ojës po përgatiten për dasmën e tyre. Oja thotë se një dasëm duhet bërë edhe për Narinin dhe Kemalin por ato e anashkalojnë atë bisedë. Ndërkohë në shtëpinë e tyre, Jonxha heq kamerën nga dhoma tyre, përshëndetet me Shehrijen dhe largohet për në shtëpinë e saj të re. Po atë ditë, Emiri me Rejhanin do i shkojnë vizitë Sunës, e cila do i ballafaqojë për paralízën e Hikmetit por Emiri e bind se nuk ka dashur t’a mérzisë atë, prandaj nuk i ka thënë.