Për familjen time/ Nebahati shkatërron martesën e Akifit me Suzanën

Mes Ogulxhanit dhe Omerit ndodh një përplasje e madhe pas incidentit në skenë dhe Omeri nuk e beson Ogulxhanin në shpjegimin që ai i bën. Por, Harika ndjen keqardhje për ato të dy dhe vendos t’i tregojë Omerit gjithë të vërtetën.

Megjithatë, sherri mes dy kushërinjve merr mjaftueshëm përmasa të mëdha sa për t’u kërcënuar nga Ajla, me përjashtim nga shkolla, veçanërisht Omeri që ndodhet aty me bursë.

Ndërkohë, Ogulxhani shkon të marrë motorrin por për shkak të kurthit, ai mbetet i bllokuar në një gropë të madhe që nis të mbushet, pa e parë njeri se Ogulxhani ka mbetur brenda.

Paralelisht, Nebahati ia arrin planit të saj sepse e anullon martesën e Akifit me Suzanën. Në dasmën e tyre shfaqen video të Akifit duke i shprehur dashurinë Nebahatit dhe Suzana largohet duke hequr dorë nga ajo martesë.