PREMTIMI/ Ferideja tenton ti rrëfejë të vërtetën Emirit

Hikemti bën çmos për të mbajtur në shtëpi Songylin po kjo e fundit e ka vendosur të largohet. E bindur se pas disa orësh ai sërish do e telefonojë ajo ikën në shtëpinë e saj dhe pikërisht ashtu ndodh, Hikmeti e telefonon duke i kërkuar sërish rikthimin.

Nga ana tjetër ndodhen Ferideja dhe Emiri të cilët kanë nisur të afrohen gjithnjë e më shumë njeri tjetrit. Ferideja merr një telefonatë nga Xhavidana e cila mund të prishë marrëdhënien me Emirin por ky i fundit nuk e zë duke folur me të.

Tashmë ai i thotë se i beson asaj pavarësisht se ai ishte i bindur se nuk do ti besonte më njeriu. Pasi ndihet keq ndaj tij, Ferideja tenton ti tregojë të vërtetën por ajo nuk gjen forcën brenda vetes për ta bërë një gjë të tillë.

Sakaq, Kemali dhe Nerini ndodhen afër njëri tjetrit. Nerini merr një ndikim të madh emocional nga gjendja e Kumrusë. Ajo arrin në atë pikë sa i kërkon Kemalit të martohet me të. Këtë gjë e kundershton kategoriskisht Kemali.