Shengyli telefonon Orhanin për të biseduar me të por sapo dëgjon që Gonyli ka qenë në shtëpinë e tyre, ajo e humbet toruan dhe nis me kërcënime, ndaj dhe Orhani ia mbyll telefonatën në fytyrë.
Por vetëm një ditë më vonë, Orhani do sëmuret. Ai kërkon leje për të qëndruar në shtëpi, ndërsa Gonyli i përgjigjet duke u kujdesur për të teksa fëmijët ndodhen në shkollë.
Atë rast, ajo e përdor si hakmarrje ndaj Shengylit, prandaj vendos shallin e saj në krevatin e Shengylit dhe Orhanit, pa e parë ky i fundit. Paralelisht, fëmijët ndodhen në shkollë, duke shijuar largimin e Tollgës dhe Emirit.
Ndërsa vajzat, mblidhen në shtëpinë e Susenit për të tentuar që t’i hapin sytë Harikës mbi sjelljen e pahijshme që Emiri ka kundrejt saj por sado që përpiqen, nuk ia dalin dot.