Jamani si asnjëherë më parë thërret Nanën në emrin e saj. Ai shkon më tej duke e falenderuar për të gjitha gjërat që ka bërë për të dhe largohet ne drejtim të paditur. Pas pak çastesh, në zyrë i shkon Nedimi.
Ky i fundit i kërkon që të jetë ai dëshmitari në dasmën e tij dhe Nanës. Pavarësisht se inatoset shumë, Jamani arrin ta përbajë veten. Ai mundohet që të mos flasë shumë pasi stilolapsi që u ka dhuruar është përgjues dhe nuk do që të konsumojë memorje.
Jamani arrin të dëgjojë të gjitha bisedat dhe shokohet i tëri. Ai kupton që nga zëri i Nanës se ajo është kokë e këmbë e dashurar me të. Mirëpo pavarësisht kësaj, Nedimi nuk heqë dorë nga plani i tij djallëzor.
Nga ana tjetër ndodhet Aisheja teksa ka nisur të ndjekë Akjsën pasi dyshon se po takohet me një spiun por ajo shastiset kur shikon që me të po takohet Feriti të cilët largohen të lumtur të kapur për dore.