PREMTIMI/ Suna merr një làjm shumë të mirë

Kemali është shumë i nèvrikosur me Taxhin por megjithatë e merr atë në shtëpi. Narini shikon se sa i tùrpëruar ndihet Taxhi, ndaj i shkon pranë Kemalit dhe e bind të flasë me të, duke i theksuar se Taxhi nuk ka njeri tjetër veç tyre dhe i pàndeh si familjen e tij. Kemali e bën, flet me të dhe parashtron vetë se nuk ka asnjë dýshim në qëllimin e tij të mirë, por nuk duhet t’a kishte mbajtur të fshèhtë. Mes lòtësh që i dallohen edhe pse e mban kokën ulur, Taxhi betohet se Suna e ka dètyruar të jepte fjalën se nuk do e zbulonte vendin e saj.

Ai thotë se nuk mund të rrèzikonte t’a humbiste besimin e Sunës dhe Kemali e mirëkupton. Narini që dëgjon bisedën e tyre, i del përpara Kemalit për t’i thënë se ai është njeri shumë i mirë. Por shumë shpejt, ajo lumturi do ndërpritet nga një tufë me trëndafila që mban brenda një pùsullë anònime, ku dikush shkruan “nuk të kam harruar, pavàrësisht viteve”. Kemali kupton se ajo buqetë është për Ojën ose Narinin por nga pyetjet jo të drejtëpërdrejta që i bën Ojës, kupton se ajo nuk ka të bëjë me të.

Ajo pùsullë, e mundon aq shumë saqë ai tenton të hapë kutinë sèkrete të Narinit por kjo e fundit vjen paprìtur në dhomë dhe ai heq dorë. Dukshëm, ai ndërron sjellje me Narinin, e cila e pyet çfarë po ndodh, por Kemali mohon të ketë gjë. Paralèlisht, edhe Suna mendon se Taxhi i është larguar asaj, sepse nuk merr asnjë mesazh apo telefonatë nga ai. Për të kuptuar çfarë po ndodh, ajo e telefonon e para por Taxhi heziton t’i përgjigjet. Dýshimet e Sunës shtohen ndjeshëm, derisa merr një mesazh nga ai.

Në atë mesazh, Taxhi e sqaron se ato të dy janë fare mirë me njëri tjetrin por i duhet pak kohë derisa të shërohet nga plàgët që aksìdenti i Xhemresë i shkaktoi. Gjatë kohës që ato flasin, Xhemreja dërgohet në bùrg, ndërsa Emiri kërkon që të invèstigohet mirë rasti, pasi nuk mendon që Xhemreja ka mundur t’a bëjë e vetme gjithë atë plan. Brenda asaj dite, në shtëpinë e tyre do vijë një mjèk për këmbët e Sunës që u ngjit plot një kat duke u zvàrritur. Ai flet aq pòzitivisht, saqë premton se shumë shpejt, Suna do mundet të ecë me këmbët e saj.