Pas deklaratës së Aldo Markut në një intervistë ku e cilësoi Valbonën si “budallaqja më e madhe” e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania 4, nuk ka vonuar reagimi nga G Bani.
Në një postim të gjatë në InstaStory, ish-banori i BBVA4 e ka cilësuar Aldon si personin që “u fsheh pas gishtit gjithë sezonin” për ndjenjat ndaj Danijes dhe në fund “e shiti si lojë”.
Ai shton se Valbona nuk ishte aspak budallaqe, përkundrazi ishte e sinqertë dhe nuk e përdori askënd për përfitime.
“Po pse nuk e përdore Valbonën në favorin tënd nëse ishte budallaqe?”, shkruan Bani, duke theksuar se Aldo është prekur nga fakti që ata (ai dhe Valbona) ishin të lumtur dhe kishin krijuar një marrëdhënie të sinqertë.
Në përfundim, ai e quajti Aldon “budalla i vërtetë” që shiti veten si mbrojtës i femrave, por që përfundoi duke ofenduar një grua publikisht. “Budalla! Që u shite për mbrojtës i femrave… dhe gjete të ofendosh një femër”, mbyll reagimin e tij G Bani.