Aliu i shkon nga pas Dujgusë për t’i kërkuar shpjegim përse ajo po i flet aq ashpèr, në një kohë që ai po përpiqet t’a rregullojë marrëdhënien mes tyre. Ende pa iu përgjigjur Dujgu, pranë tyre shkon Semraja, nëna e saj. Sëmùndja e kontrollon sërish Semranë dhe ajo i drejtohet Aliut duke e quajtur “dhëndërr” e duke kërkuar që të vazhdojnë me përgatitjet për dasëm. Nèn jùstifikimin e rrémë të punës, Aliu kërkon leje për t’u larguar për pak kohë. Dujgu ndërkohë shkon në shtëpi dhe i tregon Jaseminit për nënën e tyre.
Jasemini me shumë këmbëngulje, e bind Dujgunë se gjëja më e mirë është t’i kërkojnë Aliut që të bëhet pjesë e asaj loje, që nëna e tyre të mos pësòjë ndonjë traùmë tjetër, pasi mund të jetë fàtale. Ato trokasin tek Aliu dhe futen brenda por edhe pse ia shpjegojnë situatën, ai sërish refuzon të bëjë pjesë në atë lojë, sikur po martohet me Dujgunë. Duke shprehur kéqardhje për gjendjen e Semrasë, Aliu i shoqëron për tek dera. Jasemini kërkon falje nga motra e saj që e dërgoi situatën në atë pikë por fokusi tyre rikthehet tek nëna e tyre.
Ajo e shikon Aliun të ulur në bahçen që kanë të përbashkët dhe mérzitet duke menduar se ai mund të jetë ndarë nga Dujguja. Për t’u sqaruar i shkon pranë por pas saj vrapojnë edhe vajzat. Aliu i shikon të pánikosur dhe vazhdon me Semranë rolin, sikur po martohet me Dujgunë. Pasi e bind se nuk do ndahen, ajo e fton në shtëpi dhe Aliu pranon, gjòja se do merren me organizimin e dasmës. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Jamani, i cili shkëputet nga Nana dhe Jusufi, për të biseduar një çështje pune me Nedimin.
Nana menjëherë nxiton për në dhomën e saj që të përgjòjë bisedën e Jamanit me Nedimin por Jusufi i shkon nga pas dhe ajo nuk e dëgjon dot. Ajo largohet për pak nga dhoma por kur kthehet, gjen Ajnurin duke ia príshur me këmbë orën e nënës së saj të ndjerë. Xhengeri i zè duke debàtuar por Nana nuk e rrëfen dot çfarë ndodhi sepse Ajnuri e kércénon. Si për inàt të Ajnurit, Xhengeri e merr përsipër t’ia rregullojë orën e dorës dhe si të mos mjaftonte, kur Ajnuri tenton t’a jòshë Jamanin duke thënë se do i blejë një lodër Jusufit, ai kalon pa iu përgjigjur.