Nana i premton vetes se do shpëtojë nga fotografia që i ka bërë Ajnuri sepse nuk jeton dot nén kércénimet e saj të vazhdueshme dhe për t’a zhdùkur fotografinë, ajo tenton t’ia marrë telefonin në momentin e parë që shikon se Ajnuri e ka lënë larg vetes por kjo e fundit vjen dhe Nana nuk e merr dot. Në të njëjtën kohë, Jamani thërret pranë vetes vëllanë e Ajnurit, Xhengerin, për t’i kërkuar që t’i qëndrojë pranë Nanës me çdo lloj nevoje që ajo mund të ketë. Xhengeri merr urdhërin dhe largohet prej tij.
Sakaq, menjëherë pasi e jep atë urdhër në shërbim të Nanës, Jamani zemëròhet me të sepse e gjen brenda në dhomën e tij. Nana ishte futur në zyrë për të kontrolluar sërish por shpejt nxitoi për tek Jusufi pasi ky i fundit po qànte në gjumë nga një mákth që po shikonte teksa thërriste “teze” pa ndalim. Pasi Nana i shpjegon situatën, Jamani nuk e fájëson dot. Ajo natë kalon me aq ndërsa mëngjesi i të nesërmes do sjellë shumë çudi për Neslihanin dhe Ajnurin e më pas edhe për Jamanin.
Ajnuri është e vendosur t’a bëjë për vete Jamanin, vetëm për hir të pasurisë dhe fuqìsë së tij, prandaj shfleton fotografitë e Seherit dhe tenton t’a bëjë veten si Seheri, në stilin e flokëve dhe përzgjedhjen e rrobave. Ajo heq uniformën dhe lëshon flokët por Neslihani nuk e kúndërshton dot, pavárësisht çudisë që i jep. Nga larg, Ajnuri shikon që Nana do dalë me Jusufin dhe Jamanin. Do mjaftojë një shikim i Ajnurit që Nana të nxjerrë një jústifikim për të mos dalë por për rrjedhojë, në shtëpi qëndron edhe Jusufi e pas tij edhe Jamani.
Të tre vendosin të luajnë në dhomën e Jusufit ndërsa Ajnuri që përpiqet të bëjë si Seheri, i dërgon pranë Jamanit një kafe, me mendjen e saj, pa ia kërkuar ai. Ajo madje thotë se mendoi që ai mund të ketë nevojë të çlodhet për pak por Jamani reagon shumë ashpèr dhe e urdhëron të mos e gjejë më atë guxim. Ndërkohë në anën tjetër, Vollkani gjen guximin dhe këmbënguljen për t’a bindur Aliun se duhet të zbutet në sjelljen e tij ndaj Dujgusë. Sapo Aliu ndryshon sjellje, ai vëren se tani është Dujgu ajo që i qëndron më ashpèr se kurrë por nuk e di arsyen.