Vollkani vendos të ndërhyjë në marrëdhënien mes Aliut dhe Dujgusë pasi shoku tij po e tepron me ashpèrsinë në të folur. Me shumë këmbëngulje ai e bind që të ndryshojë sjellje me Dujgunë dhe Aliu e bën, por tani është Dujgu ajo që është ende më e ashpèr se Aliu në fillim, pasi ka besuar génjeshtrën e Jamurit dhe mendon që Aliu e ka përdorur dashurinë e saj për të fjetur me të, edhe pse vetë nuk e dashuron. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana. Ajo paníkoset nga fotografia që Ajnuri i ka bërë me Idrisin.
Duke qenë e bindur se shántazhet e Ajnurit nuk do kenë të sósur, Nana i premton vetes se do e gjejë një mënyrë për t’a zhdùkur atë foto por në momentin që e tenton, Ajnuri e zè duke ia marrë telefonin dhe e ndalon. Paralèlisht, vëllai Ajnurit po merr një urdhër të ri nga Jamani, për Nanën, i cili kërkon që Xhengeri të vërejë çdo mungesë apo nevojë të Nanës dhe t’ia plotësojë pa hezituar. Ndërsa Nana, futet sërish në dhomën e Jamanit, fshèhurazi, për të rikontrolluar nga e para, por as kësaj rradhe nuk ia del.
Ajo dëgjon zërin e Jusufit që po qàn në gjumë duke parë një màkth me vdèkjen e tezes së tij dhe i shkon pranë pa humbur fare kohë. Jamani zemëròhet shumë kur e gjen në dhomën e tij por pasi Nana ia shpjegon, ai e mirëkupton. Nata kalon me aq por mëngjesin e të nesërmes, Jusufi nuk e lejon xhaxhanë e tij të largohet për në punë, vetëm që të qëndrojë pranë tij. Meqë e lë punën për Jusufin, Jamani mendon t’a kalojnë ditën në park dhe për këtë lajmëron edhe Nanën. Personi që do ua príshë planet, është Ajnuri.
Do mjaftojë një shikim i saj për t’a bërë Nanën të tërhiqet me një jùstifikim të pavërtetë, por në mungesë të saj, Jusufi refuzon të shkojë dhe rrjedhimisht edhe Jamani. Atë mëngjes, Ajnuri do humbasë kontrollin nga etja për para. Ajo lëshon flokët, vishet me një fustan që i ngjan stilit të Seherit dhe kontrollon fotografitë e kësaj të fundit për t’u siguruar se po i ngjan asaj. Më pas pyet Neslihanin për sjelljen e Seherit dhe duke marrë shkas nga ato fjalë, ajo i përgatit një kafe Jamanit pa ia kërkuar, gjë që Jamanin e névrikos dhe e bën t’i ulèrasë.