AMANETI/ Aliu i shpèton jetën Dujgusë në momentin e fundit

Jamuri nuk ndjen aspak dhèmbshuri për Dujgunë që nuk bën dot fëmijë por shqètësohet se mos Aliu e mëson, pasi është e bindur që Aliu do ribashkohej me të po të mësonte se ajo është arsyeja që e ka bràktisur. Prandaj, Jamuri i vë qëllim vetes që t’a afrojë Aliun shumë më tepër nga vetja, vetëm që t’a largojë nga Dujguja. Për këtë, sapo shkon në zyrë, ajo i propozon që të largohen pak nga lodhja e punës dhe të bëjnë piknik sëbashku, por Aliu refuzon, derisa në zyrë futet Dujgu.

Ardhja e Dujgusë i kujton Aliut fjalët e saj, se si duhet t’i qëndrojë larg Jamurit nëse nuk ndjen dashuri për të, prandaj, me atë mllèf për Dujgunë, i thotë ‘po’ Jamurit. Por, pikniku tyre do marrë fund shumë shpejt dhe pikërisht për shkak të Dujgusë, pasi në radiot e punës, shefi i pòlìcisë lajmëron se është arràtisur nga bùrgu màfìozi që pràngosi Dujgu dhe kanë mësuar nga shokët e qelìsë së tij, se ai po del vetëm për t’u hàkmarrë. I frìkësuar për Dujgunë, Aliu e lë Jamurin dhe nxiton t’a gjejë atë se ku ndodhet.

Aliu mbërrin pranë Dujgusë, në momentin më të duhur, kur ajo po sùlmohej nga àrmìqtë e saj dhe e shpëton prej tyre. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Jamani. Me nxitim, ai merr Nanën dhe Jusufin në makinën e tij, për t’i dërguar në spìtal. Teksa e dòrëzon Nanën në duart e mjèkëve, Jamani e dëgjon atë tek flet përçàrt, duke thërritur vëllanë e saj dhe ato fjalë i mbesin në mendje. Nga vetë Jusufi, Jamani mëson gjithë ecurinë e ngjarjeve që nga momenti që të voglin e rrèmbyèn dhe tmèrrohet i tëri por është falenderues që Jusufi shpëtoi.

Jamani telefonon Xhengerin, i tregon ku ndodhen dhe i kërkon t’a marrë Jusufin nga spìtali, pasi vetë do i qëndrojë mbi kokë Nanës. Xhengeri u tregon edhe të tjerëve fjalët e Jamanit dhe i vetmi person që nevrìkoset, është motra e tij Ajnuri, e cila bëhet shumë xhelòze për kujdesin e Jamanit ndaj Nanës. Edhe pse pa prova, ajo e mban Nanën si fàjtoren e rrèmbìmit të Jusufit por vëllai i saj i kërkon të mos i thotë të tilla fjalë para Jamanit. Ky i fundit, ndërkohë pret zgjimin e Nanës për t’a marrë në pyetje por ajo thotë vetëm se nuk do e lèndonte kurrë Jusufin.