Nana pyet Xhengerin se prej sa kohësh po punon pranë Jamanit dhe ai numëron plot 15 vite. Ajo çuditet shumë që Xhengeri e ka duruar Jamanin pasi e pàndeh mízor por Xhengeri i tregon se Jamani për të, ka qenë edhe nënë edhe baba. Jamani në ato momente, qëndron përballë psikòloges së Jusufit, e cila kërkoi bashkëpunimin e tij për t’ia kaluar traùmat Jusufit dhe tani Jamani pranon, duke theksuar se për nipin e tij, është i aftë të bëjë çdo gjë që duhet. Për hir të atij bashkëpunimi, Jamani dhe psikòlogia bëjnë një bisedë të gjatë.
Pas asaj bisede, ajo kërkon të bëjnë disa lojëra të caktuara, që tregojnë besimin që kanë tek njëri tjetri Jamani me Jusufin por asaj loje i bashkohet edhe Nana, si personi që shpenzon më shumë kohë me Jusufin, sesa gjithë të tjerët. Ajnuri i shikon e mbushur me xhelòzi por nuk i ndërpret dot. Me të përfunduar lojërat, ato futen brenda në shtëpi dhe një aksídent i vogël i shkaktuar nga Neslihani, thyèrja e disa gotave njëherazi, do bëjë që me zhurmën e tyre, Jusufi të trèmbet tepër rèndë, gjë që e vëren edhe psikòlogia menjëherë.
Ajo ngulmon se sjellja që bën Jusufi, tregon që ai ka ende traùma nga ajo shtëpi dhe për t’i lehtësuar ato traùma, duhet të përgatitisin një kamp me njëri tjetrin ato të tre. Jamani nuk pranon që Nana të shkojë me to, duke theksuar se ajo nuk është familjare e tyre por për shkak të këmbënguljes së Jusufit, ai në moment të fundit e merr edhe Nanën. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Dujgu. Ajo shkon në punë ditën tjetër por nuk e shikon Aliun në zyrën e tij. Asnjëri prej kolegëve nuk e di se ku ndodhet ai ndërsa Vollkani sjell një làjm të pákëndshëm.
Ai tregon se është gjetur makina e Aliut, e aksídentuar, por pa njeri brenda. Panìku i përfshin të gjithë ndërsa Vollkani do jetë i vetmi që do arrijë të flasë me Aliun, i cili ende nuk e ka kuptuar se Dujgu e ka bráktisur për shkak se ka menduar se ai do e urrènte që nuk do mund t’ia jepte fëmijën dhe ndjesinë e tij më të dashur. I shókuar, Aliu del menjëherë nga ku ka shkuar të qëndrojë fshèhurazi nga të gjithë dhe me nxitim shkon pranë Dujgusë, për t’i propozuar për martesë edhe njëherë, para familjes së saj.