Kàraja dhe Vollkani përpiqen t’a bindin Dujgunë që t’i tregojë Aliut të vërtetën përse e ka lënë atë por ajo nuk tërhiqet nga vendimi i saj për të mos i treguar gjë atij. Por, vetëm pak çaste më vonë, rastësisht, Aliu do dëgjojë Vollkani në një bisedë telefonike me xhaxhanë që e ka dòktor, ku ai përmend Dujgunë. Aliu menjëherë pyet se çfarë ka Dujgu por Vollkani refuzon të flasë, duke thënë se nuk e ka të lejuar t’i tregojë gjë atij. Për t’a mësuar të vërtetën, Aliu nxiton vetë për tek Dujgu, të cilën e pyet nëse e ka lënë sepse është e sëmùrë.
Ai ende nuk e di se për çfarë sëmùndjeje bëhet fjalë konkretisht ndërsa Dujgu thotë se është diçka personale dhe nuk do t’i përgjigjet por e gjithë e vërteta zbulohet në atë moment kur asaj i bie nga xhepi letra e përgjigjeve të anàlizave dhe Aliu lexon se plàgosja i ka hequr asaj mundësinë për t’u bërë nënë. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Jamani, që bindet nga Nana për të sjellë në shtëpi një psikòlog për gjendjen e Jusufit. Ardhja e psikòloges vetëm sa do e acàrojë Jamanin, të cilit do i kujtohet Azizi dhe ngjarjet që rrodhën pas tij.
Në përfundim të seancës, psikòlogia tregon se situata e Jusufit është shumë serioze. Jamani reagon ashpër dhe bazuar në shumë reagime të tjera të tij, që Jusufi i ka treguar, ajo thotë se nëse Jamani nuk do ndryshojë sjellje rrënjësisht, atëherë do i duhet t’a rapòrtojë situatën, gjendjen e Jusufit. Rrjedhimisht, Jamani rrezìkon që shtèti t’ia màrrë Jusufin, duke e cilësuar Jamanin si të paàftë për rritjen e një fëmije. Fillimisht ai nuk e beson por diçka të tillë ia vërteton edhe Nedimi me një kërkim të shpejt që bën.
I xhìndosur, ai del nga shtëpia por në makinë i futet edhe Nana, ndonëse ai nuk e dëshiron pranë vetes. Ai e ngan makinën si i çmèndur derisa ndalon në një vend ku ulèret, sepse Nana e akùzon se ai nuk di asgjë për gjendjen e Jusufit pasi me siguri është rritur si i llastuar nga prindër të pasur. Jamani i emocionuar por me ulèrima, tregon fëmijërinë e tij të ashpèr dhe egèrsinë e jetës, gjë që Nanën e shòkon dhe e bën të pranojë se edhe fëmijëria e saj ka qenë e tillë, prandaj i betohet se nuk do i lënë t’ua màrrin Jusufin.