Jeta e Dujgusë dhe Aliut në çift, do rreshtojë disa ulje dhe ngritje të njëpasnjëshme. Fillimisht, Jasemini e bind Dujgunë se duhet të pajtohet me Aliun dhe Dujguja i shkon pranë për këtë qëllim, por e gjen Aliun në xhirime të tjera me Ilajdën dhe me unazë të hequr, ndaj largohet prej tij. Në shtëpi, Semraja i flet shumë Dujgusë për Aliun, duke i kujtuar se ai i është gjendur pranë në momentet më të vèshtira të jetë së saj, ndaj nuk duhet t’a shohë aq nègativisht situatën me të. Pak çaste më vonë, Fërati komunikon me Dujgunë.
Falë tij, ajo mëson se Aliu e ka hequr që në fillim unazën sepse i është krijuar një alèrgji në atë gisht. Tani ajo bindet se i ka bërë padrèjtësi atij dhe duhet t’a rregullojë, por gjatë asaj kohe, Ilajda bën plane për t’a përdorur Aliun. Ajo e fton gjòja për një kafe por në të vërtetë ka lajmëruar gàzetarët që ato t’i fotografojnë sëbashku e të shkruajnë gjòja se ajo është me të dashurin e saj të ri. Gjithë këtë, e bën vetëm për të bërë xhelòz ish të dashurin e saj që ende e dashuron, por efekti i parë që jep, është thýerja e zemrës së Dujgusë që i shikon në làjme.
Paralèlisht, një tjetër çift pèson krìzë. Ai është çifti ‘Kàra-Ibrahim’. Gjatë një bisede të paplanifikuar, Kàraja përmend martesën e tyre për atë verë por Ibo thotë se do ndodhë pas dy vitesh e ca. Fjalët e tij e bëjnë Kàranë të ndihet e pàdëshiruar, ndaj heq unazën nga gishti, prìsh fejesën dhe largohet. Sakaq, në anën tjetër ndodhet vëllai i Azizit. Ai mëson se djemtë që ka punësuar për vràsjèn e Jamanit, nuk kanë arritur t’a vràsìn atë. Pabèsisht, ai i zè në njërën nga dèpot e tij dhe i lìdh me litarë.
Duke bërë planin më të pìsët, ai i lë djemtë të mbyllur në dèpon e familjes së tij, u hèdh bènzinë dhe u vë flàkën, duke i bràktisur drejt vdèkjes. Pa e brèjtur ndërgjegjia, ai kthehet në shtëpi, ku gjòja làjmin e rënies së zjàrrit në dèpo, e merr njëherazi me Azizin dhe nënën e tyre. Për të hequr çdo përgjegjësi nga vetja dhe për t’i futur më në shèrr Azizin me Jamanin, ai alùdon se duhet t’a ketë bërë Jamani për hàkmarrje dhe Azizi gjithashtu mendon të njëjtën gjë, nga përballja që atë ditë ka pasur me Jamanin.