AMANETI/ Azizi dhe Jamani bëhen sërish àrmìq

Neslihani vijon të mendoj pa ndalim se sa me fat është Seheri për dashurinë që përjeton, dhe e fton edhe Çiçekun të ëndërrojë se si do ishte një dashuri e dizenjuar për to. Çiçeku mbyll sytë dhe kujton në heshtje çdo moment që kalon me Zijain, por Adaleti që e dëgjoi mbesën e saj, i krítikon që fluturojnë me mendime dhe u sugjeron të jetojnë me këmbë në tokë. Fjalët e saj, bëjnë që Çiçeku t’a ndjejë veten si të pádenjë për të qenë një ditë krah Zijait. Ndërkohë ky i fundit, ka blerë dhuratë për të, doreza për gjatë kujdesit ndaj luleve.

Ai shkon t’ia japë, por Çiçeku i refuzon, sepse ka vendosur të qëndrojë ftohtë dhe larg tij, për të mos krijuar më shumë ndjenja. Zijai ngulmon që ajo t’i marrë dorezat, por më kòt. Gjatë asaj kohe, Jamani me Seheri vazhdojnë të shijojnë dashurinë e tyre, kësaj rradhe me një letër dashurie që Seheri shkruan për Jamanin, nga zemra që duket sikur po i del nga vendi. Pas një qëndrimi të shkurtër me Seherin, Nedimi e lajmëron Jamanin se një nga ortàkët e tyre kërkon të bëjnë një mbledhje të menjëhershme.

Jamani nxiton për tek ortàku tij, ku zbulon në mënyrë tejet të paprítur se dikush i është ofruar me një shumë më túnduese, për biznesin që bëjnë ato të dy bashkë, ndaj nuk e di nëse do t’a vazhdojë biznesin me Jamanin apo jo. Të dy kthejnë kokën nga dera, nga ku futet Azizi. Ky i fundit, është dërguar në atë mbledhje nga një kúrth që vëllai tij ka përgatitur, pasi ka mësuar se ka pasur njëherë kónflikt me Jamanin. Kështu, sërish gjendja mes Jamanit dhe Azizit, ténsionohet nga e para.

Ndërsa në anën tjetër ndodhet çifti i sapofejuar, Dujguja dhe Aliu. Ato të dy bashkë me pjesën tjetër të ekipit, mësojnë nga shefi i madh i pòlìcisë se një kompani kinematografie po kërkon një pólíc të vërtetë për një rol krahas një aktoreje, që Dujgunë dhe Káranë i bën menjëherë xhelòze. Përveçse vërejnë se djemtë ndryshojnë sjellje teksa përpiqet secili të jetë fituesi i atij roli, në kómisariat do vijë vetë aktorja, që do i hídhet në qafë Aliut, sepse ajo e mban mend Aliun që kanë qenë shokë klase. Pas një bisede të shkurtër, edhe Aliu e kujton atë, ndërsa xhelòzia Dujgusë veçse shtohet.