Teksa qëndrojnë përballë njëri tjetrit me armë të drejtuara, Azizi dhe Jamani ballafaqojnë djègiet e dèpove. Jamani e shikon drejt e në sy, duke i thënë se ai kurrsesi nuk e mohon diçka që e ka bërë, prandaj përsërit për të fundit herë se ai nuk ua ke djègur dèpon. Para se të vazhdojë më gjatë ai ballafaqìm, pranë tyre shkon një patrùllë pòlìcore por ato i fshèhin àrmèt menjëherë. Një pòlìc pyet nëse kanë ndonjë pàdi për njëri tjetrin, por që të dy e mohojnë diçka të tillë dhe pòlìcia largohet.
Pas atij ballafaqìmi, Azizi kthehet në shtëpi por fytyra tij tregon hapurazi se është përfshirë në një shèrr. Idrisi alùdon të jetë Jamani personi me të cilin është ngàtërruar dhe Azizi e pohon, ndaj bën që Idrisi të marrë zemër për të thënë se duhet të bëjnë një plan për t’a shkàtërruar Jamanin. Azizi e ndalon menjëherë dhe shpreh mendimin e tij, se ndoshta dèpon nuk ua ka djègur Jamani. Ai thotë me bindje se një njeri i ashpèr por edhe guximtar si ai, nuk do e mohonte diçka që e ka bërë vetë.
Prandaj, Azizi telefonon një mikun e tij, për t’i kërkuar të gërmojë më tepër në zbulimin e ngjarjes së djègies. Urdhëri i Azizit e tmèrron Idrisin, i cili largohet në çast për të menduar ndonjë plan që do vazhdojë t’a fshèhë autorin e vërtetë, atë vetë. Në anën tjetër ndodhet vëllai i Jamanit, Zijai. Ai i shkon pranë Çiçekut pasi ka kuptuar sa e ka lènduar dhe teksa i ngàtërrohen edhe fjalët nga emocionet, ai arrin t’i thotë pa kuptuar, se e dashuron. Në çast ndalon, merr frymë gjatë dhe pyet Çiçekun nëse ndjenjat e tyre janë reciproke.
Çiçeku e pranon dhe mëse të lumtur, nisin të shpërndajnë làjmin e lidhjes së tyre. Paralèlisht, Aliu e bën Dujgunë tepër të lumtur. Në një trànsmetim drejtëpërsëdrejti, ai tregon se mes tij dhe Ilajdës nuk ka pasur kurrë gjë dhe se femra vetme që do në botë, është Dujgu. Ato të dy pajtohen dhe para kamerave thonë se dasmën do e kenë shumë shpejt. Ibo dhe Kàraja afektohen nga ajo që dëgjojnë dhe pajtohen me njëri tjetrin, si dhe vendosin për një dasëm të shpejtë, por menjëherë do përballen me një pèngesë; nënën e Ibos.