Aliu bind hallë Sulltanën se nuk do e lënë asnjëherë të vetëm por do jetojnë pranë saj, ndërsa Dujgu i premton nënës së saj se do e bindë Aliun që të jetojnë në shtëpinë e tyre, që ajo të mos mbetet vetëm. Por, pasi Aliu me Dujgunë takohen dhe tregojnë premtimet reciproke që kanë bërë, ato zhgènjehen nga njëri tjetri që i kanë marrë vendimet në kokën e tyre. Duke mos rënë dakord mbi vendimin e njëri tjetrit, ato vendosin të largohen në anë të ndryshme, pa bërë më përgatitje për fejesë apo martesë.
Dujgu shkon pranë Kárasë për të ndarë me të situatën që po përjetojnë dhe teksa e bën këtë, Jasemini e telefonon. Ajo i tregon se nëna e saj po híqej si aq e mérzitur, për t’u víktímizuar që Dujgu të jetonte ende me to, pas martesës. Paralèlisht, Aliu mëson nga Ibo se gjithçka ka qenë e përgatitur nga hallë Sulltana. Aliu me Dujgunë ritakohen dhe vendosin të mos i tregojnë gjë familjareve të tyre, që ato të mendojnë ende se planet e tyre nuk janë zbuluar. Aliu dhe Dujguja i telefonojnë ato veçmas, për t’u thënë që të mos i tregojnë gjë njëra tjetrës.
Sulltana shkon për vizitë tek Semraja por secila e dallon buzëqeshjen në fytyrën e tjetrës dhe e zbulojnë se ato të dy po i máshtrojnë. Sakaq, në anën tjetër ndodhet vëllai i Azizit, Idrisi. Ai shkon pranë Zijait dhe ia drejton àrmèn në kokë por në momentin e fundit, para se t’a vràsè, Azizi mbërrin pranë tyre dhe e ndalon. I xhíndosur që Azizi ia príshi planet, Idrisi ia drejton edhe atij àrmèn por nuk guxon dot t’a qëllòjë. Në po të njëjtën kohë, Jamani shkon në një adresë që Nedimi i jep.
Në atë ndërtesë ku ai futet, do gjejë vetëm një letër ku i premtohet se do ia sjellë Zijain, por si kúfomë. Teksa Jamani përplàs duart nga fríka dhe nérvozizmi, Idrisi víktímizohet para Azizit, se si asnjëherë nuk u bënë gjërat siç ai donte dhe kurrë nuk kaloi në krye të familjes. Azizi merr Zijain dhe largohet dhe njëkohësisht edhe Idrisi del që aty, por në drejtim tjetër. Idrisi qëllimisht i drejtohet vendit ku mund të jetë Jamani, dhe e gjen aty. Duke u hequr sikur nuk ka lidhje me situatën, ai i thotë Jamanit se Zijai është në duart e Azizit.