Nedimi telefonon Jamanin sapo merr disa të reja të tjera mbi Azizin, në bazë të të cilave thotë me bindje se ai nuk po krijon ndonjë kùrth për të apo Seherin, sepse prej vitesh ka shkëputur çdo lidhje me familjen e tij dhe ka jetuar jashtë vendit. Pavàrësisht detajeve të forta, Jamani kërkon të jenë syhapur. Në ato momente, Azizin e shikon Zuhali, të cilës i kërkon të mos i tregojë asgjë Seherit për gjendjen e tij por Zuhali e bën. Seheri nxiton për tek Azizi sapo mëson çfarë ka ndodhur me të dhe kësaj rradhe, bëhet ajo dòktoresha e tij.
Para Seherit, Azizi rrëfen se është rritur në familjen e tij krìmìnale, që i ka dhënë plùmba në vend të topave për të luajtur në fëmijëri, por sapo është rritur dhe ka marrë frerët e jetës në dorë, ai është larguar prej tyre. E vetmja brèngë e Azizit është fakti që aksìdentalisht është bërë shkak i vdèkjes së babait të tij. Seheri e mbushur me pikëpyetje nga ajo bisedë, shpreh kèqardhjen e saj për të dhe largohet. Që aty, Seheri shkon pranë Fëratit, për të mësuar nga ai të vërtetën e ngjarjes që ajo ka qëllùar me àrmè Jamanin.
Fërati ia rrëfen me detaje dhe Seheri kupton se Jamani ka ndryshuar tòtalisht nga dashuria për të. E ndjerë në fàj, ajo kthehet në shtëpi dhe e telefonon për të pranuar gàbimin që ka bërë. Jamani lumturohet dhe ofrohet t’a marrë për të drekuar me të dhe Jusufin, gjë që Seheri e pranon por teksa pret ardhjen e Jamanit, Seheri rrèmbèhet në mënyrë të paprìtur nga personi që u fìksua pas saj. Ndërkohë në anën tjetër ndodhet Dujguja që bashkë me Jaseminin përgatiten për ditën e madhe të kërkesës së dorës së saj.
Ato frìkësohen kur dëgjojnë nënën e tyre që thotë në përgjithësi që nuk është e thënë të martohet çdo vajzë, por megjithatë e kalojnë situatën dhe e bëjnë të përgatitet edhe ajo. Sakaq, Aliu nuk di asgjë dhe mendon se Dujguja do nevrìkoset shumë nëse do kërkohet dora saj pa e diskutuar ato njëherë sëbashku. Ai mbërrin në çastin e fundit para se Sulltana t’a kërkojë dorën e Dujgusë por kupton se me veprimin që bëri, ai shkaktoi një irrìtim të papërshkrueshëm tek Dujguja.