Vajza e përzgjedhur nga Ertugruli që t’i vìhet nga pas Dujgusë dhe Alisë, po e kryn detyrën e saj në mënyrën më të denjë. Ajo u qëndron gjatë gjithë kohës nga pas dhe pa e vënë re asnjëri prej tyre. Ato nuk janë aspak të përqëndruar tek detajet e tjera, sepse fokusi i vetëm i tyre është të martohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe për këtë, po përpiqen t’a bindin Semranë se nuk është dhe aq herët. Por Semraja mèrzitet shumë. Ajo ka frìkë t’i largohet Dujguja nga shtëpia dhe për këtë, sajon pafund jùstifikime.
Së fundmi, për t’a bindur, Semraja tenton të bëjë sikur këmba e sëmùrë i është përkèqësuar por gènjeshtra i del menjëherë sepse ajo ngàtërron këmbën. Dujgu qesh me situatën dhe e kalon me aq, duke e kuptuar qëllimin e pastër të asaj gènjeshtre. Në anën tjetër ndodhet shoqja e saj Seheri. Seheri kujdeset gjatë gjithë kohës për Çiçekun, teksa Jamani vazhdon kërkimet për Zijain. Idrisi gjithashtu përgatitet të shkojë pranë Zijait por në momentin e fundit nëna e tij pèson një përkèqësim në shëndet.
Ajo kërkon me patjetër që Idrisi t’a shoqërojë për në spìtal por Azizi gjithashtu nuk i lë të vetëm. Në spìtal, pasi nëna tyre përmirësohet shpejt, Idrisi sërish tenton të largohet por Azizi nuk e lèjon, duke i theksuar se nëna e tyre e kërkon atë. Paralèlisht, Jamani bàstis shtëpinë e tyre dhe tek njëri prej ròjeve lë mesazhin e qartë se nëse Zijait i ndodh diçka, Azizi do e paguajë me jetë. Menjëherë pas largimit të Jamanit nga shtëpia e Azizit, ròja e telefonon këtë të fundit.
Ai i tregon mbi çfarë sapo ndodhi dhe Azizi bindet si kurrë më parë, që dikush po përgatit kùrthe kùndër tij dhe Jamanit. Azizi vendos të dalë vetë t’a kërkojë Zijain, diçka për të cilën Idrisi i del shumë kùndër por Azizi e ka mendjen të qartë. Teksa ai zòtohet të gjejë Zijain, Jamani gjen personin që e ka gràbitur Zijain. Pas shumë grùshtimeve e kèrcènimeve, Jamani e bën të flasë. Sipas planit që ai ka përgatitur me Idrisin, Jamanit i thuhet se atë urdhër gràbitjeje e ka dhënë Azizi.