Aliu ndodhet në vendin e punës kur një nga mèdiat i shkon pranë për një intervistë mbi rolin që ai mori por edhe për làjmet për të dhe Ilajdën. Duke shfrytëzuar të qenurit në trànsmetim të drejtëpërdrejtë, Aliu thekson se kurrë nuk ka pasur diçka me Ilajdën dhe se zemra i rrèh vetëm për Dujgunë, për të cilën thotë se nuk do bënte kurrë diçka për t’a humbur. Dujgu lumturohet ndërsa Aliu e merr pranë vetes, para kamerave. Gàzetarja e pyet nëse do kenë dasëm së shpejti dhe Dujgu e pohon.
Pajtimi i Dujgusë me Aliun, ndikon për mirë edhe tek Kàraja me Ibon, aq sa ky i fundit i kërkon t’a caktojë ajo se kur do e bëjnë dasmën e tyre dhe Kàraja kërkon sa më shpejt, por do gjejnë pèngesë nënën e Ibos që nuk është dakord që ato të martohen menjëherë. Pavàrësisht nënës së tij, Ibo nuk tërhiqet nga plani që bën me Kàranë. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Jamani përballë Azizit, të dy me àrmè të drejtuar në kokën e njëri tjetrit. Teksa akùzon secili personin përballë, Jamani thotë me gojën plot se ai asnjëherë nuk e mohon diçka që e bën.
Fjalët e Jamanit e bindin Azizin por ende pa u përgjigjur Azizi, pranë tyre ndalon një makinë pòlìcie. Ato pyesin nëse ka ndonjë pròblem mes tyre por ato të dy me àrmè të fshèhura, thonë se u sqaruan tanimë me njëri tjetrin. Pòlìcia largohet dhe po ashtu Jamani me Azizin. Ky i fundit e alàrmon familjen me pamjen e tij të lènduar dhe i vëllai thotë se duhet t’i japin menjëherë fund Jamanit, por Azizi e pèngon. Ai i thotë nënës dhe vëllait se Jamani nuk është nga ato burra që kanë frìkë t’a pohojnë çfarë kanë bërë, prandaj dikush po u ngrè një kùrth.
Për të kuptuar se kush po përpiqet t’i fusë në àrmìqësi me Jamanin, Azizi kërkon ndihmë nga një miku tij, gjë që e frìkëson shumë Idrisin, sepse tani atij i duhet të krijojë një tjetër skemë për të mbuluar fàjin e tij. Paralèlisht, në shtëpinë e Jamanit ka gëzim të madh. Zijai arrin të rrëfejë dashurinë para Çiçekut, edhe pse nuk tentoi t’a thoshte aq troç por fjalët i dolën nga goja në mënyrë të pakòntrolluar. Me ndròjtje, ai pyet Çiçekun nëse kanë dashuri reciproke apo jo, dhe ajo e pohon.