Seheri shkon pranë dòktor Azizit për seancën e rradhës, në të cilën ai kërkon të sigurohet se Seheri është e bindur në hapat që po bën dhe në kthjelltësinë e mendimeve për Jamanin. Pasi Seheri konfirmon, Azizi thotë me gojën plot se ajo është një grua shumë e fortë dhe shumë e guximshme për të gjithë situatën se si e ka menaxhuar e ia ka dalë. Seheri e falenderon pafund për qëndrimin e tij pranë saj në këtë periudhë tràzirash në jetën e saj. Pas atij falenderimi, Seheri largohet nga klínika.
Ndërkohë Jamani po e pret Seherin jashtë klínikës, për t’a marrë që aty për herë të fundit. Sëbashku, ato vendosin të mos kthehen menjëherë në shtëpi por të ndalojnë në një ëmbëltore. Të ulur përballë njëri tjetrit, ato diskutojnë dashurinë e tyre. Veçanërisht, Jamani tregon çfarë e ka tërhequr tek Seheri, që e ka bërë të dashurohet kokë e këmbë, që para se t’ia pranonte vetes se ka rënë në dashuri me të. Seheri vetëm e dëgjon, nuk flet, por kur largohen që aty dhe kthehen në shtëpi, Jamani bën një veprim të paprítur.
Ai tenton të afrohet fizikisht me Seherin, e cila kuqet e tëra dhe në mendje sjell kujtimet nga e kaluara, herën e parë që kanë shkëmbyer puthje në buzë dhe herën e parë që kanë fjetur me njëri tjetrin. Sakaq, pas largimit të Seherit nga klínika, Azizi merr një telefonatë nga nëna e tij, por vendos të mos i përgjigjet. Ajo e telefonon disa herë rradhazi, por ai sërish nuk përgjigjet, ndaj ajo telefonon sékretaren e Azizit dhe i tregon se vëllai tij i madh, Jëlldërëmi, ka vdèkur, prandaj e presin Azizin në vendlindje.
Azizi sërish refuzon t’u bashkohet, duke i kujtuar vetes se Jëlldërëmi ka qenë shkaku përse ai nuk flet me nënën e tyre, por megjithatë, sapo del nga klínika, Azizin e marrin me forcë trupròjat e familjes së tij. Në anën tjetër ndodhet Dujgu dhe Ali. Ato lexojnë në telefonin e Ertugrulit mesazhin që vjen nga gràbitësi Jaseminit. Ai nuk di asgjë për arrèstimin e Ertugrulit, prandaj Aliu i përgjiget gjòja sikur është Ertugruli dhe arrin t’a fusë në kúrth sa për t’a bërë të dòrëzojë Jaseminin në një vend nga ku do e shpëtojë Dujguja.