Aliu dhe Dujgu shòkohen nga më të afërtat e tyre, Sulltana dhe Semraja, që u thonë se kurrsesi nuk pranojnë që ato të dy të fejohen e të krijojnë familje, pasi nuk e durojnë njëra tjetrën. Ato flasin aq shpejt dhe gjatë, saqë atyre nuk u lënë rradhë të flasin. Që të dy, Aliu me Dujgunë, largohen tepër të mérzitur nga shtëpia por vetëm pak orë më vonë, Dujgunë e telefonon Jasemini për t’i thënë se gjòja Semraja dhe Sulltana po debàtojnë ashpèr dhe ato duhet të shkojnë sa më shpejt që t’i ndajnë.
Aliu me Dujgunë shkojnë me një frymë por gjejnë një surprizë shumë të madhe, sepse ato kanë përgatitur një festë për fejesën e tyre. Sulltana dhe Semraja kanë ftuar shoqërinë e tyre më të afërt, janë kuruar e kanë zbukuruar vendin dhe ashtu, fejesa tyre realizohet më në fund. Pas përfundimit të fejesës, çifti i sapofejuar del për pak në oborr. Teksa bisedojnë, Aliu kujtohet se ka harruar telefonin brenda në shtëpi dhe për pak minuta e lë të vetme Dujgunë, por ato pak minuta do jenë fátale për të, për shkak të vajzës që u është vënë në ndjèkje.
Me një thíkë në dorë, ajo plàgos Dujgunë në bark dhe sapo tenton t’ia ngùlë atë thíkë në zemër, Aliu mbërrin dhe e shpëton Dujgunë nga ajo, por gjendja vijon të jetë krítike. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Idrisi pranë Jamanit që përsërit disa herë se gjòja ai është përpjekur t’a bindë Azizin që të mos e rrémbéjë Zijain por Azizi nuk e dëgjoi. Në ato momente, Azizi merr gòditjen e rradhës, nga nëna e tij që i thotë se nëse do zgjidhte njërin djalë për të jetuar, ai do ishte Idrisi, ndaj i kërkon Azizit që t’a marrë fájin përispër para Jamanit, edhe pse nuk është fàji tij.
Si të mos mjaftonte, një tjetër gòditje ai e merr edhe nga Seheri. Kjo e fundit e telefonon për t’i shprehur gjithë zhgènjimin që po përjeton nga ai dhe thotë se uron që një ditë ai t’a paguajë për çfarë i ka bërë një njeriu të pafájshëm si Zijai. Ashtu i dérrmuar nga gjithçka që po ndodh, Azizi telefonon Jamanin për të bërë shkèmbimin e vëllezërve, të Zijait me Idrisin. Gjatë shkèmbimit, Azizi nuk flet fare, ndërsa Jamani i xhíndosur, betohet para tij se vdèkjen do ia sjellë me duart e tij.