Jamani dhe Seheri vijojnë me ëndërrimet e tyre, me parashikimet se si do jetë e ardhmja tyre familjare. Sipas Jamanit, ato do kenë binjakë, një vajzë dhe një djalë. Përveçse mendojnë se si do i rrisin sëbashku dhe duke i ndarë përgjegjësitë në mënyrë të barabartë, ato gjithashtu mendojnë edhe pleqërinë krah njëri tjetrit, me dashuri po aq të madhe dhe me shqétësime për të ardhmen e fëmijëve. Pas atyre ëndërrimeve të bukura, ato flejnë krah njëri tjetrit. Në anën tjetër, vëllai tij i pazbùluar, Aliu, vazhdon të kërkojë Jaseminin.
Ai është i shoqëruar nga Dujguja që kërkon tepër e shqètësuar, aq sa nuk arrin as të logjikojë mjaftueshëm. Gjatë kohës që ato kërkojnë, Jasemini ndodhet përballë Ertugrulit, duke i thënë se vëllai tij do túrpërohej nga ai po të ishte ende në jetë dhe të shikonte se çfarë po bën ai. Fjalët e Jaseminit e nxísin Ertugrulin ende më shumë kùndër saj, aq sa menjëherë nxjerr ármén dhe ia drejton asaj në ballë. Nga larg, Ertugrulin e gjùan shoku i Jaseminit, ai që edhe e futi Jaseminin në kùrth.
Ertugruli shpërqëndrohet dhe Jasemini ia mbáth, por Ertugruli i zè dhe tanimë të dy ndodhen në rrèzik. Si Jasemini, ashtu dhe shoku saj, shpëtojnë vetëm falë Dujgusë, që e orientoi Aliu për në vendin ku ndodheshin ato. Pasi shpëtojnë, Ertugruli ridërgohet në bùrg ndërsa Dujguja dhe Jasemini kthehen në shtëpinë e tyre. Për hir të asaj çfarë kaluan, mëngjesin e të nesërmes ato i mbledhin të gjithë në shtëpinë e tyre, për të ngrënë mëngjes sëbashku. Mes tyre, Dujgu vazhdon të theksojë sa mirënjohëse i është Aliut.
Ajo përsërit se si asnjëherë s’do ia kishte dalë mbanë pa ndihmën e tij dhe se gjithmonë do jetë falenderuese ndaj tij. Mëngjes të këndshëm po kalojnë edhe në shtëpinë e Jamanit, ku flutrat në stomak nuk i ka vetëm çifti sapomartuar por edhe Zijai me Çiçekun, aq sa Zijai i kërkon asaj që përherë të buzëqeshë, të mos lejojë njeri t’a tríshtojë. Por përtej tyre, Azizi është shumë në síklet. Edhe pse nëna tij e përgëzon që ka arritur të shùajë hásmërinë pa derdhur gjàk, ai sërish ndihet në présion dhe zhvendosja tij në atë shtëpi, është shumë emocionale.