Dujguja nuk gjen dot guximin t’i thotë Kárasë se ajo është unaza saj, por shumë shpejt do zbulohet gjithçka. Në kómisariat do shkojë Jasemini me Semranë, për të vizituar Dujgunë dhe në atë moment, Ibrahimi aksídentalisht hap një kamera me zè në dhomën e arkivës, ku fati do që në atë moment, aty të jetë Dujguja me Aliun. Duke pándehur se askush nuk i dëgjon, ato flasin hapurazi për martesën që kanë në plan së shpejti dhe Dujguja rithekson se nuk do që njeri t’a marrë vesh pa i treguar ajo vetë nënës së saj.
Semraja lëndòhet shumë që e merr vesh në atë formë dhe kthehet në shtëpi e mérzitur e duke i mbajtur qëndrim Dujgusë. Kjo e fundit mérzitet shumë por e lë fillimisht të qetësohet. Kàraja kokëùlur kthen unazën pasi e dëgjon me veshët e saj se e kujt është, por gjithçka do ndryshojë kur Dujguja të shkojë në shtëpi. Semraja e pret e buzëqeshur, duke i thënë se ka qenë gàbimi i saj që e ka mbajtur atë larg, aq sa nuk i ka lënë hapësirë të shprehte ndjenjat që kishte krijuar për Aliun. Semraja kërkon falje dhe thekson se fájtore është vetë.
Në anën tjetër ndodhet Jamani. Ai vazhdon të kërkojë Seherin, të cilën Xhemil rrèmbyèsi po e dërgon buzë një humnere. Seheri e tmèrruar, i përgjèrohet për méshirë, duke i përmendur se ka një nip që nuk ka askënd në jetë përveç saj, por Xhemili nuk dëgjon asgjë. Seheri merr guximin dhe ia heq dorën, duke ia mbàthur. Në moment, Jamani mbërrin pranë tyre dhe e gòdet me grùshte Xhemilin. Ai përqafohet fort me Seherin, gjë që e shikon edhe Azizi, që mbërrin gjithashtu në ato momente.
Edhe pse lëndòhet që ato po përqafohen, sërish shfaq drejtësi. Xhemili merr një gur të madh për t’i gòditur ato të dy, ndërsa Azizi nxjerr àrmèn për t’a gjùajtur Xhemilin, por nuk e bën dot. Ai qèllon lart sa për t’a trémbur Xhemilin dhe i tregon Jamanit se nga ku po i vjen rrèziku. Pasi të gjithë shpëtojnë, Seheri kthehet në shtëpi me Jamanin dhe i kërkon atij që të qëndrojë në shtëpinë e saj, duke dhënë jùstifikim se edhe do i mjèkojë atij plàgën. Mëse i lumtur që shpëtuan dhe që ajo po i bën atë kërkesë, Jamani premton se do qëndrojë sa ajo të kërkojë.