Jamani vijon të kërkojë Azizin, por adresa që Nedimi i jep, është një adresë e vjetër ku Zijai është mbajtur pèng, sepse Idrisi tanimë ia ka ndryshuar vendin. Idrisi shkon vetë pranë Zijait dhe i vendosur për t’i dhënë fùnd atij, që të shpallet një lùftè gjigande mes Azizit dhe Jamanit, ai nxjerr àrmèn nga brezi. Ármén ia drejton Zijait me qëllim të qartë për t’a vràrè por në momentin e fundit vjen Azizi dhe Idrisi nuk qëllòn dot, sepse edhe Azizi mban një àrmè të drejtuar nga ai. Menjëherë, Azizi e akùzon edhe për djègien e dèpos.
Ai thotë me bindje se trádhtari në atë mes qenka Idrisi vetë, por ky i fundit i mohon të gjitha. Idrisi tenton edhe t’a qëllòjë Azizin që po e merr Zijain që aty për t’a shpëtuar, por nuk gjen dot guxim dhe qëllòn në ajër, sa për të nxjerrë inàtin. Azizi ndërkohë merr Zijain në makinën e tij dhe merr të largohet për tek Jamani. Jamani në ato momente, gjen një letër në ndërtesën ku shkon. Ajo letër është lënë qëllimisht për të dhe në të është shkruar një premtim për Jamanin, se do ia dòrëzojnë Zijain por vetëm si kúfomë.
Sapo del që aty, Jamanit i del përpara Idrisi. Jamani përvesh mëngët duke e gòditur teksa e pyet se ku është vëllai i tij por Idrisi e màshtron duke i thënë se nuk e ndaloi dot Azizin që e rrèmbèu atë. Në anën tjetër, ndodhet një tjetër vëllai i Jamanit; i pazbùluari Ali. Ai dhe Dujguja, pa folur me njëri tjetrin, premtojnë njëri tek Semraja dhe tjetri tek Sulltana, se nuk do largohen nga shtëpia as pas martesës. Gjithçka ndryshon kur ato të dy takohen, pasi secili névrikoset që e ka dhënë premtimin personi tjetër, pa u konsultuar më parë.
Ato madje largohen nga njëri tjetri duke mos i vazhduar më gjatë përgatitjet për fejesë dhe martesë, por Jasemini dhe Ibo do ua hapin sytë, kur t’u tregojnë se Sulltana para Aliut dhe Semraja para Dujgusë po víktímizohen qëllimisht që ato të mos largohen nga shtëpia. Ato vendosin t’ua mbajnë lojën por buzëqeshja që Sulltana dhe Semraja kanë në fytyrë, është mëse e dukshme. Ato e vërejnë dhe me shum ngulmim flasin. Rrjedhimisht, ato kuptojnë njëherazi se të rinjtë po i gènjejnë.