AMANETI/ Dhurata e Seherit shkakton një krízë tek Jusufi

Jamani e kèrcènon shumë hapurazi dhe ashpèr Nanën, e cila ra prè e kùrthit të vogël të Ajnurit, për t’i dërguar Jamanit një prej ushqimeve që qëndron ende, të cilin e ka gatuar Seheri. Jamani e ka ndaluar edhe përmendjen e emrit të atij ushqimi dhe çdo gjë që gatuante ajo, por Nana nuk i tregon Jamanit se ia sugjeroi Ajnuri. Ajo thotë vetëm se ka dëgjuar që Jusufit i pëlqente, ndaj e nxori nga frigoriferi. Si të mos mjaftonte ngjarja  me ushqimin, Nana, po atë ditë, i flet Jusufit për Seherin.

Jusufi gjen në dèpo një biçikletë të paketuar me një shënim sipër. Edhe ajo dhuratë kishte ngelur nga Seheri, të cilës nuk i mjaftoi jeta për t’ia dhënë sa ishte ende gjàllë. Jusufi emocionohet së tepërmi nga shkrimi i dorës së tezes së tij dhe rrjedhimisht péson një krízë emocionale. Nana vrapon për tek ai dhe pasi kupton se Seheri e ka mbjellë pemën e limonit, ajo i flet për të, i betohet se është gjithmonë pranë tyre dhe për t’a ndjerë më afër, duhet të kujdesen për pemën që ajo ka lënë pas. Jamani e dëgjon dhe tërbòhet i tëri.

Ai i flet si mos më kèq Nanës, ndërsa ajo ngulmon se fëmija ka nevojë për shpresë, jo për zymtèsinë në të cilën, sipas saj, Jamani po përpiqet t’a tërhèqë Jusufin. Pas atyre fjalëve, Jamani largohet por dhe mëson nga Xhengeri situatën me biçikletë. Ndërsa Nana, fríkësohet se mos do e humbasë punën, prandaj lë krenarinë mënjanë dhe kërkon falje nga Jamani, për sjelljen e tepruar që bëri. Jamani e pranon për atë herë por i betohet se herën tjetër nuk do ketë falje. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Dujgu, që vjen nga puna duke qàrë.

Në një bisedë me Jaseminin, ajo tregon se sa i dhèmb t’a shikojë Aliun me dikë tjetër, si dhe përmend arsyen përse e bràktisi atë. Atë bisedë e dëgjon Semraja, e cila e shókuar, nxiton për t’i treguar Aliut të vërtetën, por nuk e bën kur shikon që ai ka të dashur. Semraja përqafon mes lòtësh të bijën për t’a ngushëlluar, ndërsa Sulltana që ende nuk di asgjë, e shikon për herë të parë Dujgunë dhe i flet shumë réndë. Si të mos mjaftonte, kur Dujgu kthehet në punë, Jamuri kërkon ndihmën e saj për t’i zgjedhur një dhuratë Aliut, për muajin e parë të tyre.